Begin Main Content Area

Përshëndetje! Kam nderin që t'ju prezantohem si Përkrahëse e Shkollave të Sigurta për Distriktin Shkollor të Filadelfias. Si përkrahëse e shkollave të sigurta, përparësia ime numër një është që të bëj atë që duhet për t'u siguruar që viktimat e dhunës në shkollë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe të jenë sa më të informuara.

Ju lutem kini parasysh se si prind/kujdestar ju keni të drejta të caktuara. Për shembull, ju keni të drejtë të kërkoni transferim në qoftë se fëmija juaj është:

viktimë e një shkeljeje të dhunshme: Studentit i cili është viktimë e një krimi të dhunshëm dhe të cilin krim ai ia raporton forcave të zbatimit të ligjit do t'i ofrohet mundësia për t'u transferuar në një shkollë publike të sigurt, duke përfshirë dhe një shkollë "charter". Studenti viktimë (prindi ose kujdestari) mund t'i bëjë kërkesë distriktit shkollor për t'u transferuar në një shkollë tjetër brenda tridhjetë (30) ditësh pas raportimit të incidentit tek autoritetet shkollore.

Ose në qoftë se fëmija juaj frekuenton

një shkollë vazhdimisht të rrezikshme (PDS): Departamenti i Arsimit të Pensilvanisë mban një listë zyrtare të shkollave PDS (shkolla vazhdimisht të rrezikshme). Në qoftë se fëmija juaj frekuenton një shkollë vazhdimisht të rrezikshme, ju keni të drejtë të aplikoni për transferimin e fëmijës tuaj në një shkollë publike të sigurt, duke përfshirë dhe një shkollë "charter". Transferimi duhet bërë brenda tridhjetë (30) ditësh pasi shkolla të ketë marrë aplikimin.

Gjithashtu, ju lutem kini parasysh se mbështetësi i shkollave të sigurta është i disponueshëm dhe mund:

  1. të marrë pjesë në seancat dëgjimore disiplinore kur bëhet kërkesë nga prindi/kujdestari, si dhe të paraqesë informacion dhe dëshmi dhe t'u bëjë pyetje dëshmitarëve të palës kundërshtare;
  2. të japë ndihmë dhe këshilla në lidhje me shërbimet e disponueshme për mbështetjen e viktimës;
  3. të japë informacion në lidhje me procesin disiplinor dhe rezultatet e tij;
  4. të japë informacion nëse distrikti shkollor veproi siç duhet në rastet kur përfshihen armët;
  5. të ndihmojë duke u siguruar që viktima të jetë i sigurt në ambjentet shkollore;
  6. të raportojë në polici në ato raste kur distrikti nuk e bën një gjë të tillë;
  7. t'i japë informacion dhe rekomandime prokurorit të rrethit në lidhje me ndikimin e incidentit ndaj viktimës dhe familjes së viktimës.

I inkurajoj të gjithë personat që kanë ndonjë pyetje ose shqetësim dhe janë të interesuar për sigurinë e fëmijëve tanë në distriktin shkollor të Filadelfias që të kontaktojnë zyrën time në numrin 215-656-5381 brenda orëve 8:30-5:00 pasdite. Për të raportuar një incident, lutemi telefononi linjën e ndihmës në numrin 1-877-730-6315.

Pres me kënaqësi që të promovojmë potencialin e mrekullueshëm që ekziston për të gjithë fëmijët kur atyre u jepet një mjedis mësimor i sigurt.

--- Kelley B. Hodge, Esq.

shkarko dokumentin pdf